Zyrat rajonale dhe zyrat lokale të punësimit kanë vënë në përdorim një
sistem elektronik, nëpërmjet të cilit çdo qytetar që kërkon punë, mund
të aplikojë për vende të lira pune. 

Ky portal është i hapur edhe për kompanitë private, të cilat mund të publikojnë pozicionet e lira të punës në kohë reale dhe të shohin se cili nga kërkuesit për punë përmbush kriteret.

Per Kryeministrin Berisha sistemi online i punesimit u jep mundesi veçanerisht te rinjve qe, nepermjet internetit, te kene shanse te informohen menjehere per vendet e lira te punes. Duke iu referuar krizes globale te tregut te punes, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi kete hap nje mase antikrize, qe sipas tij i shtohet reformave te Qeverise per nxitjen e punesimit.

“Shqipëria ka një papunësi dhe niveli i saj është një nivel për t’u ulur. Natyrisht, është larg dhe është shumë e shumë herë larg shifra absurde që citohen. Kur bëhet fjalë për 1 milion të papunë në një vend që e ka forcën e punës 1 milion e 40 mijë vetë, absurditeti ka kufij vetëm qiellin. Por kjo nuk e bën më pak të dhimbshëm problemin e çdo të papuni. Ndaj dhe ne me një paketë të dytë të fuqishme masash synojmë të nxisim, në të gjithë sektorët, punësimin në këtë vend”, tha Berisha.
 
Kjo pakete perfshin heqjen e takses mbi kapitalin, heqjen e TVSH-se per inputet bujqesore, heqjen e tatim- fitimit mbi te ardhurat personale per te gjithe punonjesit me page nen 30 mije leke. Kryeministri tha se shume shpejt do te miratohet edhe ligji, sipas te cilit Qeveria merr persiper te paguaje kontributet sociale dhe te heqe çdo detyrim fiskal per tre vjet per çdo te ri te punesuar ne sektorin privat.

Ne besojmë se me këto masa që marrim do të nxisim punësimin e të rinjve dhe do të krijojmë vende pune. Natyrisht, ne nuk premtojmë 250 mijë vende pune për të rinjtë, as 250 mijë vende pune për gratë, ndonëse e dimë që ata janë mbështetësit tanë kryesore dhe ne vijmë në pushtet edhe rrimë në pushtet falë mbështetjes së tyre. Asimetrizma të tilla qesharake nuk janë të denja për t’iu servirur një shoqërie të qytetëruar. Por ne zotohemi të bëjmë gjithçka për të krijuar kudo në këtë vend sa më shumë vende pune në kushtet e tregut të lirë”, tha Berisha.   

     

Top Channel