Benedikti XVI do të mbajë titullin Papë

26/02/2013 15:25

Me vetëm dy ditë të mbetura në detyrë për Benediktin XVI, Vatikani lëshoi të martën të dhëna mbi mënyrën se si do t’i adresohen Atit të Shenjtë pas dorëheqjes.

Papa do të ruajë emrin e tij Benedikti XVI dhe do të vazhdojë të adresohet si “Shenjtëria e Tij”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ai do të njihet gjithashtu si Papa “emeritus”, nga latinishtja “i tërhequr”.

Deklarata e Lombardit eliminon dyshimet mbi rolin dhe statusin që do të ketë Ati i Shenjtë, pas dorëheqjes së lajmëruar, e cila hyn në fuqi në datën 1 mars.

Benedikti XVI do të realizojë shfaqjen e tij të fundit si Papë ditën e mërkurë, kur do t’i adresohet besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, i cili besohet të jetë i mbushur në kapacitetin e tij të plotë.

85-vjeçari Ratzinger dha dorëheqjen më parë gjatë shkurtit, duke justifikuar këtë vendim me shëndetin e tij të dobët.

Megjithatë, procedura e dorëheqjes vendosi në vështirësi Vatikanin, pasi prej 600 vitesh, të gjithë Papët vdisnin në detyrë dhe nuk ishin regjistruar raste të tjera largimi të vullnetshëm.

Benedikti XVI është Papa i gjashtë në historinë 18-shekullore të Vatikanit që zgjedh dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA