Një video e publikuar në “YouTube” tregoi shtatë anëtarë të një familje franceze, përfshi katër fëmijë, të mbajtur peng nga miliantët islamikë në Kamerun.
Pas pamjeve që transmetojnë shtetasit francezë, një person i maskuar lexon një deklratë në emër të militantëve.
Ai pretendon se pengmarrja është realizuar nga grupi terrorist i “Boko Harram”-it, ndërsa kërcënoi me vrasjen e pengjeve, nëse nuk do të lirohen militantët e burgosur në Kamerun dhe Nigeri.
Shtatë turistët besohet se janë transportuar me shumë mundësi në zonat rurale të Nigerisë.
Rrëmbimi i shtetasve francezë përkon me ndërhyrjen ushtarake të Parisit zyrtar në Mali, ish-koloninë e përfshirë në një luftë civile me militantët islamikë.
Organizata terroriste e Boko Harramit, me qendër në Nigeri dhe e konsideruar si një filial i Al-Kaedës, kërcënoi më parë me “luftë të shenjtë” Francën, pas ndëhyrjes së realizuar në Mali.
Në një deklaratë në muajin janar, Boko Harram premtonte se do të shndërronte Afrikën në një “ferr të vërtetë”, për të gjithë “kolonizatorët francezë”.
Top Channel