Meta në Lezhë: Të rrisim eksportet dhe punësimin

23/02/2013 00:00

Rritja e eksporteve dhe punësimi, janë prioritet e LSI-së për një ekonomi në rritje dhe të qëndrueshme. Ky ishte mesazhi që përcolli Ilir Meta kreu kësaj force poltike gjatë vizitës në fabrikën e lëndëve të para për industrinë e sallamit në qyetin e Lezhës.

“Tashmë prioriteti për të nxitur eksportet duhet të jetë një prioritet kryesor për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, për të rritur konkurrueshmërinë të ekonomisë sonë dhe të kompanive tona dhe si një burim punësimi për komunitetet.  Ndaj edhe interesimi im, dhe i kolegëve të tjerë është  gjithmonë edhe në rritje për të mbështetur këtë industri përpunuese në vendin tonë për të krijuar lehtësira më të mëdha për eksporte nga vendi ynë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe në tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që të kemi një klimë më të fuqishme të bizneseve shqiptare, të kompanive shqiptare në tregjet ndërkombëtare sepse suksesi i tyre është suksesi i ekonomisë së vendit tonë, është suksesi i mijëra e mijëra të punësuarve, të cilët jo vetëm ruajnë vendet e punës, por të cilët presin të bashkohen edhe shumë të tjerë në këto fronte të reja pune”, tha ndër të tjera në fjalën e tij zoti Meta.

Top Channel