Berisha: Të rinjtë, faktor në fitoret e PD-së

23/02/2013 00:00

Ajo që gjimnazistët e Tiranes i kërkuan Kryeministrit Sali Berisha gjatë
bashkëbisedimit të tyre të gjatë ishte rritja e cilësise së kushteve në
shkolla dhe në mësimdhënie për të mundësuar, që nëpërmjet përdorimit të
kompjuterit dhe internetit të rritet standardi i dijes që marrin në
shkollat e mesme. 

Kryeministri Berisha tha se gjate dy mandateve jane ndertuar dhe rindertuar 1300 shkolla dhe sipas tij, ne rogramin e mandatit te ardhshem parashikohet kompletimi i infrastruktures mesimore, jo vetem me rikonstruksionin e rreth 500 shkolla te mbetura, por edhe me projektin e ri per perdorimin e internetit.

“Nga projekti internet ne çdo shkolle do kalojme internet ne cdo klase. Ky eshte brezi i Facebook dhe internetit”, u shpreh Berisha.

Për gjimnazistet dhe Kryeministrin Berisha hapi tjeter me i rendesishem eshte qe pas perfundimit te universitetit, te rinjte te kene mundesi punesimi. Dhe sipas Kryeministrit zgjidhja me e mire per kete gjendet ne programin e ri elektoral te Partise Demokratike.
 
Nje maturant  vuri ne dukje si shqetesim se kete here provimet e matures koincidojne me periudhen e zgjedhjeve, por sipas Kryeminisrit Berisha kete koinçidence te rinjte maturante duhet ta shfrytezojne per te qene te shkelqyer jo vetem ne provime, por edhe ne vendimarrjen e tyre politike.

“Krahas provimit nuk duhet te harroni te votoni. Persa kohe jam ne pushtet, perparesi axhenda e rinise. Nuk kam patur aleat me te shkelqyer sesa te rinjte, faktor percaktues per çdo fitore të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Te rinjte pyeten Kryeministrin Sali Berisha edhe se cfare ka humbur Shqiperia nga mosmarja e statusit te vendit kandidat per shkak te mosvotimit te tre ligjeve.

“Ligjet nuk votohen se zoti Rama mendon se duke marre statusin ai humet zgjedhjet. Por nga mosmarrja e statusit humbasin miliona euro perfitime direkte dhe indirekte. Te rinjte humbasin procedura lehtesuese per te konkuruar ne shkolla dhe universitetet te BE”, tha Berisha.
 
Ne takimin me gjimnazistet e Tiranes, Kryeministri Berisha u tregua i vendosur, qe pas zgjedhjeve parlamentare, te kerkoje mbajtjen e nje referendumi  kombetar per votimin e tre ligjeve, pasi sipas tij, askush nuk ka te drejte te mbaje peng te ardhmen europiane te vendit.

Top Channel