Protestat e dhunshme që detyruan qeverinë bullgare të japë dorëheqjen
nxorrën edhe një herë në pah situatën e vështirë më të cilën përballen
anëtarët më të rinj të Bashkimit Europian, që përpiqen më shumë mund të
ndalojnë të tatëpjetën e ekonomisë e të fashisin zemërimin publik.
Partite ne pushtet, qe me programet e masave te ashpra anti-krize mundohen te fitojne besimin e investitoreve, rrezikojne te permbysen nga pushteti prej votuesve te ngopur me shkurtime shpenzimesh e rritje taksash. Por qeverite te cilat tentojne nepermjet metodave jokonvencionale te rifitojne mbeshtetje perpara zgjedhjeve, mund te armiqesojne investitoret, thone analistet, e te shkaktojne pikerisht efektin e kundert nga ai i deshiruari.
Cilendo rruge te marrin, bullgaret, sllovenet, ceket apo hungarezet e thjeshte qe do t’i drejtohen kutive te votimit, perballen me rritjen e papunesise dhe mosrritje te pagave; nje kombinim helmues per shanset zgjedhore te çdo partie ne pushtet.
Tim Ash, analist i Standard Bank, thote se rrezimi i qeverise bullgare, e fundit e serise se permbysjeve te ketij lloji ne kontinentin e vjeter, mund te mos jete i fundit ne Europen Lindore.
Duhet te presim te tjera zhvillime te tilla nga ky rajon, thote Ash. Shume prej 100 milione personave qe hyne ne Bashkimin Europian kete dekade me idene se do te mberrinin standartet perendimore te jeteses, po e humbasin shpresen. Masat anti-krize jane vetem nje prej shkaktareve. Nen trysnine e Brukselit per te frenuar deficitet buxhetore, qeverite jane detyruar te ulein shpenzimet e te rrisin taksat, duke theksuar akoma me shume ngadalesimin ekonomik, pasoje e renies se kerkeses per eksportet e tyre ne euro-zonen e mberthyer nga kriza.
Sipas agjensise europiane te anketimeve, Eurobarometer, ne 8 prej 10 ish shteteve komuniste sot anetare te bllokut europian, shumica e te intervistuarve e pershkruanin si “te keqe situaten ekonomike” te vendit te tyre.
Top Channel