Mbrëmë rreth orës 23.00 në një nga kompanitë e basteve Peshkopi pas një
sherri banal janë plagosur me armë zjarri dy të rinj Florian Përgjegji
dhe Çlirim Sallahi.

Ngjarja ka ndodhur ne qender te Peshkopise. Autori eshte Isuf Meta, i cili pas sherri ka shkuar ne banese dhe ka marre nje arme tip kallashnikov duke qelluar ne drejtim te lokalit pa pasur parasysh se kush eshte brenda tij.

Dhjetra plumba jane qelluar dhe per pasoje eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje kritike shtetasi Florian Pergjegji, i cili eshte ne gjendje te rende dhe ndodhet ne sallen e reaminacionit si dhe eshte plagosur dhe Çlirim Sallahi. Ngjarja ka ndodhur 150 metra prane godines se komisariatit. Pak minuta pas ngjarjes autori eshte arrestuar.

Top Channel