Korçë, protestë për shkollën e dëmtuar

20/02/2013 00:00

Mungesa e një ndërtese të përshtatshme për të zhvilluar mësimin i ka
detyruar 460 nxënës të fshatit Radokal në komunën e Proptishtit që të
bojkotojnë mësimin.

Nxënësit të cilët gjatë gjithë dimrit kanë qenë të detyruar të ecin deri në 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të zhvillojnë orët mësimore në shtepitë e fshatit prej tre ditesh kane marre vendimin per te protestuar deri ne nisjen e punimeve per rikonstruksionin e shkolles. Ata kane bllokuar rrugen hyrese te fshatit me gure duke ndaluar autobusin, i cili transporton arsimtaret dhe kane apeluar qe zeri i tyre te degjohet e te mos lihen ne harrese.

Prej fillimit te vitit te ri shkollor arsimi 9-vjecar zhvillohet ne ambientet  e banesave te vena ne dispozicion nga banoret ndersa ai i mesem ne fshatin Homezh i cili eshte rreth 1 ore e gjysmë larg në këmbë.

Top Channel