Pas ankesave të qytetarëve se blejnë të gjithë medikamentet në farmacitë
përreth spitaleve deri edhe vigonët ka reaguar Drejtoria e QSUT-së, e
cila spiegon se farmacitë e QSUT-së nuk ka mungesa te medikamenteve me
përjashtim të disa vonesave ne citostatike.

“Në depo sot ekzistojnë jo vetëm antibiotikët e zakonshëm, por edhe antibiotikët e gjeneratave më të fundit. Sigurisht që neve kemi mungesa të vogla në citostatikë, por aktualisht jemi duke përfunduar kontratat 20 përqindëshe që bëhen në cdo fillim viti dhe unë besoj që me përfundimin e këtyre kontratave dhe me lidhjen me kompanitë farmaceutike edhe në atë shurbim mungesa për citostatikë pothuajse nuk do të ekzistojnë. Sigurisht që mund të ketë mungesa lidhur me materiale mjekësore, të cilat janë edhe këto në fazën e përfundimit të lidhjes së kontratës, por mendoj që janë gjëra të parëndësishme dhe shumë të vogla”, u shpreh Besim Boci, nëndrejtor i QSUT-së.

Gjate muajit shkurt ka patur nje fluks pascientesh te vegjel qe i jane drejtuar Sherbimit te Urgjences per shakk te perhapjes se virusit te gripit apo virozave te ndryshme. Sipas Shefit te Urgjences jane regjistruar nga 300 deri ne 350 vizita ne dite, por nuk jane konstatuar mungesa.

Sipas drejtuesve të QSUT-së tashme po mbyllen kontratat 20 % me te gjithe kompanite farmaceutike per furnizmin me medikamente per muajt e pare te vitit 2013, deri ne perfundim te procedurave tenderiale.

Top Channel