Laç, gjendet një 18-vjeçar i pajetë

19/02/2013 00:00

Trupi i pajetë i një 18-vjeçari është gjetur ditën e martë nën rrënojat e ish-uzinës së superfosfatit në Laç.

Adoleshenti, i cili u idnetifikua nga policia si Gjin Gjini, 18 vjec, u gjet nën rrënojat e uzinës nga kalimtarë të rastit që lajmëruan menjëherë policinë.

Dyshohet se djali ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga rrënojat e uzinës, teksa ishte duke mbledhur skrap.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe bën të ditur se prej tri orësh trupi i pajetë ndodhet nën rrënoja, pasi është shumë e vështirë që trupi i 18-vjeçarit të nxirret për shkak se një sasi e madhe inertesh ka rënë mbi trupin e tij duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tij. Aktualisht asnjë efektiv i forcave speciale nuk ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të viktimës.

Top Channel