Prokuroria e Përgjithshme i delegon për hetime të mëtejshme Prokurorisë
së Krimeve të rënda ngjarjen e më shumë se një viti më parë, ku u gjet i
pajetë në makinën e tij ish-shefi i Kundërzbulimit të Shërbimit
Informativ Shtetëror Isa Çopa.

Burime të sigurta të Top Channel pohojne se pas heimeve ne Prokurorine e Durresit, Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla ka zhvilluar nje mbledhje pak dite me pare per te analizuar kete ngjarje jo vetem me perfaqesues te organit te hetimit, por edhe zyrtare te Sherbimit Informativ Shteteror dhe ku eshte konkluduar se kjo ngjarje tashme do te hetohet ne linjen e nje vrasjeje per shkak te detyres te 49-vjeçarit.

Dosja mesohet se nuk ka mberritur ende tek Prokuroret e Krimeve te Renda, nderkohe qe mesohet se shkak per ndryshimin e kompetencave per t’u hetuar jane disa prova te reja qe nuk mund te publikohen per shkak te sekretit hetimor.

Ish-oficeri i SHISH-it në Durrës prej 11 vitesh, Isa Çopa u gjet i djegur ne makinen e tij prane Currilave, ne nje kohe qe ishte familja e tij qe kishte denoncuar e para ne polici zhdukjen disa oreshe te viktimes. Sipas Policise se Durresit ne ate kohe u deklarua se viktima kishte marre nje bidon pese liersh me benzine dhe pak perpara se t’i jepte fund jetes Isa Çopa i kishte derguar nje mesazh lamtumire djalit te tij.

Ne ate kohe policia deklaroi se te dhenat paraprake i conin hetuesit tek dyshimet per nje vetëvrasje, ndersa me sa duket ka mundesi qe pergjigjja e laboratorit te Gjermanise mund te kete konfirmuar dyshimet qe rralle u pohuan me ze te larte. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, zedhenesi i Prokurorit te Përgjithshme Albi Serani pranoi se ka patur nje analize ne zyren e kryeprokurorit Llalla me zyrtare te Sherbimit Informativ po nuk konfiroi aspak tematiken e ketij takimi, si dhe faktin e dergimit per hetime te metejshme te dosjes Copa tek krimet e renda.

Top Channel