Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit

18/02/2013 00:00

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për
vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin
2009.

Shkak është bërë refuzimi i avokatit të caktuar nga shteti, Lazër Sokolaj, me pretendimin se nuk mund të mbronte të pandehurin Dajti për të cilin kishte hetuar kur kishte qenë në prokurori.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në datën 21 shkurt seancën gjyqësore ndaj Dajtit, ndërsa ka zgjedhur edhe dy avokatët e rinj, Lin Aliaj dhe Kujtim Simoni, të cilët do të mbrojnë të akuzuarin në seancën radhës.

Procesi ndaj të Dritan Dajtit është zvarritur prej vitesh dhe shkak për këtë është bërë zakonisht mungesa e avokatit mbrojtës ose mosparaqitja e tij në gjykatë.

Në 7 gusht të vitit 2009, Dritan Dajti vrau katër oficerë policie, në plazhin “Iliria” në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Top Channel