“Shëndetësia, reforma më radikale”

15/02/2013 23:20

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekët, në kuadër të javës së shëndetësisë, ku dhe ka shpalosur sërish strategjinë për një Rilindje kombëtare, në këtë fushë.

Rama tha se, nesër në qeverisje, socialistët do të ofrojnë falas shërbimin kombëtar shëndetësor.

“Sistemi ynë nuk është absolutisht si fantazëm e së shkuarës, por është një zgjedhje e të sotmes, që vende pas vendesh po e bëjnë. Është sistemi i mbulimit universal me kujdes shëndetësor dhe me mbrojtje shëndetësore. Pra, i parandalimit dhe i kurimit dhe bazohet jo në financimin e kontributit, por në financimin nga taksimi i përgjithshëm. Shëndetësia, po kushton! Nuk është falas. Por ofrohet falas, kur konceptohet si një e mirë publike, dhe për ta ofruar falas, dikush duhet ta blejë, ndaj e blen shteti dhe ua ofron individëve. Jam i bindur se në fund të mandatit tonë të parë, ata që do të na votojnë në 23 qershor, për të përqafuar vizionin tonë që, shëndeti nuk është një mall që blihet dhe kur s’ke lek nuk e blen dot, prandaj vdis apo shit shtëpinë që të gjesh doktor, por është një e mirë publike që do ta gëzojnë të gjithë, do të shohin se vota e tyre ka vlejtur. Dhe se spitalet e Shqipërisë, me mjekët që do të kenë përballë, do të jenë një panorame krejt tjetër nga kjo e sotmja, me këtë sistem, që ne do të ndërtojmë”, tha Rama.

“Mund të deklaroj me përgjegjësi, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, se sot, nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfitojnë rreth dy milionë qytetarë shqiptarë. Ndërkohë që, pjesa tjetër nuk është e përjashtuar nga kjo ndihmë, por nuk e ka kërkuar, sepse s’ka patur nevojë për të, ndërkohë që sistemi shëndetësor është po kaq në dispozicion të tyre. Ata janë të këshilluar të pajisen me librezë shëndetësore në të gjitha Drejtoritë e Sigurimeve Shëndetësore, brenda ditës. Ata që paguajnë kontribute menjëherë dhe ata që nuk paguajnë kontribute mjafton të deklarojnë statusin e tyre, që janë të pamundur për të paguar dhe menjëherë pajisen me librezë shëndetësore. Dua të shtoj, në mbyllje të këtij komunikimi me ju dhe me qytetarët shqiptarë, se shërbimi shëndetësor falas në dijeninë time, një mjek dhe punonjës i sistemit shëndetësor me një eksperiencë prej gati 30 vjetësh, nuk ka në asnjë vend të botës”, reagoi Pëllumb Pipero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA