Nga takimi me drejtues të degëve lokale të Frymës së Re Demokratike,
Bamir Topi akuzoi Kryeministrin Berisha për emërime në institucionet e
pavarura i ndikuar nga klani familjar, duke bërë që sot të gjitha
pushtetet të jenë të kontrolluara dhe të drejtuara prej tij.

“Pushteti dhe disa institucione të rëndësishme administrohen nga një rreth i ngushtë afër Kryeministrit. Unë nuk dëshiroj ta bëj këtë bilanc, por ai duhet të bëjë transparencën, se si emërohen njerëzit, c’lloj lidhjesh kanë, cfarë funksioni kanë”, tha Topi.

Ish-Presidenti qe perseriti se nuk e komenton vendimin e Gjykates se Tiranes per 21 janarin, tha ai vendim  eshte marre nga nje gjyqesor i kontrrolluar nga Kryeministri. Duke iu apeluar institucioneve qe duhet te japin drejtesi, te bejne kujdes me vendimet qe marrin, Topi tha se ligji do te veproje nje dite jo te larget per te gjithe shkelesit e tij.

“Ky apel ju bëhet për të qenë të vëmendshëm që të mos vijë puna pastaj që të mbeteni të hidhëruar kur Prokuroria për devijime të caktuara nga Kushtetuta dhe ligji ju jep pretencën. Mos harroni që ky vend nuk do të jetë gjithmonë peng i një njeriu. Pra kujdes!” theksoi Topi.

Duke ringritur shqetesimin se Berisha po konfliktohet edhe me partnerin strategjik SHBA per 21 janarin, ai iu kerkoi nderkombetareve te jene vigjilent per zgjedhjet e qershorit si te kercenuara.

Data 23 per shqiptaret eshte me vendimtarja per te ardhmen e tyre, – vijoi kreu i Frymes se Re Demokratike,  shkak per te cilen ai iu apeloi te gjithe votuesve te dalin masivisht ne zgjedhje. Topi nuk dha shifra per rezultatet e zgjedhjeve por vetem garantoi: “Ne jemi të sigurt që do të shkojmë në Parlament, duke qenë vendimmarrës të rëndësishëm, qoftë të jetës politike institucionale, qoftë në Qeveri”.

Top Channel