Moti i keq, vështirësi në qarkullim

11/02/2013 00:00

Mëngjesin e sotëm dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në aksin Tiranë-Elbasan, për shkak të akullit në rrugë në zonën e Gracenit.

Për shkak të dëborës dhe temperaturave në disa zona janë krijuar shtresa akulli që e bëjnë të pamundur kalimin e mjeteve.

Vështirësi në lëvizje raportohen edhe në Qafë-Thanë dhe Qafë-Plloçë.

Top Channel