“Milionat e pazareve të kromit”

09/02/2013 00:00

Për deputetin e Partisë Socialiste Erjon Braçe, shoqeria Balfin nuk ka
blerë veç të drejtën e prodhimit të kromit në vend, por ka siguruar
përfitim të shifrave marramendëse të hollash.

Braçe thote se, ‘Balfin’ fiton miliona euro, vetem nje pike te kontrates ku thuhet se, e trashegon koncesionin me gjithe detyrimet qe i ka shtetit dhe anasajelltas.

“Detyrimet që kompania ka ndaj shtetit shqiptar janë vetëm 1.6 milionë euro, ndërkohë që shifra që nuk thuhet e TVSH-së së parimbursuar nga Qeveria shqiptare përkundrejt kësaj kompanie arrin deri në 9 milionë euro. Ajo që mbetet është akoma edhe më e madhe. Ministria thotë që rezerva e mineralit në Bulqizë mbetet edhe 1 milion e 700 mijë tonë, që po të investosh me 300 dollarë për ton bëjnë 531 milionë dollarë. E kuptoni se çfarë pasurie është? Pra me më pak se 9 milionë e gjysmë euro zotërohet një pasuri prej 531 milionë dollarësh”, tha Braçe.

Deputeti i PS-së deklaron se, koncesioni i kromit ne Shqiperi eshte bere thjesht per te zhvatur miliona euro duke kaluar nga nje kompani ne tjetren.

“‘Balfin Grup’ nuk ka blerë kompaninë ‘Darfo’. ‘Dalfin’ ka blerë një degë të kompanisë ‘Darfo’ që është ‘Darfo Albania’ apo ‘ACR Holding’ apo në fund fare edhe ‘Albania Crom’. Pavarësisht se ka shkuar nga një dorë në tjetrën kjo kompani, të gjithë bashkë kanë një emërues të përbashkët, zhvatjen e pasurisë kombëtare të mineralit të kromit dhe mosreprespektimin e kontratën koncensionare për të realizuar me me të investime. Gjatë këtyre viteve, investimi në minierën e Bulqizës është vetëm 7 milionë euro, nga 20,8 që duhet të ishte dhe nga mbi 300 milionë dollarë të arkëtuara, nga shfrytëzimi i mineralit të kromit atje”, tha Brace.

Per deputetiin e opozites, shteti kishte te gjitha istrumentat ligjore per te ndalur vjedhjen.  

Braçe thote se me ardhjen e socialisteve ne pushtet kjo marreveshje do te prishet menjehere dhe do te kerkohet nje partner strategjik per vendin.

Top Channel