Aksident në Gjirokastër-Sarandë, disa të plagosur

09/02/2013 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në aksin rrugor
Gjirokastër-Sarandë, ku nga përplasja e dy furgonëve me pasagjerë kanë
mbetur të plagosur disa persona.

Furgoni me targa AA 5417 CH, i linjës Gjirokastër–Sarandë është përplasur nga një mjet tjetër tip furgon që udhëtonte nga Saranda në drejtim të Fierit.

Si pasojë, disa pasagjerë nga të dyja mjetet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel