
Defiçiti tregëtar në SHBA regjistroi nivelin më të ulët të tre viteve të fundit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara në dhjetor.
Sipas statistikave, defiçiti në muajin e fundit të 2012-s u reduktua në 38,5 miliardë dollarë.
Eksportet rekord të naftës ndihmuan për të rritur shifrën e përgjithshme të eksporteve në 186,4 miliardë dollarë, një rritje prej katër miliardësh që prej muajit nëntor.
Importet ranë me 6,2 miliardë dollarë, në 225 mld në muaj, ndikuar nga rënia e blerjes së naftës të huaj.
Këto të dhëna sugjerojnë se ekonomia amerikane është rritur më shumë në tremujorin e katërt, se të dhënat paraprake që flasin për një rënie prej 0,1% të PBB-së totale në tetor-dhjetor.
“Rezultatet tregojnë qartë që ekonomia amerikane nuk ka pasur një rendiment aq të keq sa ai i parashikuar në vlerësimet paraprake për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, deklaroi Chris Williamson, kryeekonomist i firmës së specializuar “Markit”.
Në total, gjatë 2012-s, importet e karburanteve ranë në nivelin më të ulët që prej vitit 1997.
Top Channel