Pallati i Brigadave, i cili është ndërtuar në vitin 1939, pas ikjes së
Mbretit Zog dhe familjes së tij  rrezikon t’i jepet Familjes Mbretërore.

Gjyqi për dhënien e kësaj prone, që bën pjesë në objektet me rëndësi të veçantë të trashëgimise kulturore   është rihapur vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

“U rihap çështja për dhënien e Pallatit së Brigadave Familjes Mbretërore. Them dhënien dhe jo rikthimin sepse nëse deri tani Familjes Mbretërore i janë dhënë prona që nuk janë të saja, por kanë qenë të ndërtuara në kohën e Monarkisë, tani po shohim që po i jepet një pronë që është ndërtuar pas largimit të Mbretit Zog nga Shqipëria në prill të 1939”, thotë Artan Lame, kryetar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore.

Artan Lame sqaron se Pallati i Brigadave dhe i gjithe oborri rreth tij me nje siperfaqe prej 64 hektarë, rrezikon te kthehet ne arene ndertimi.

“Kemi denoncuar disa herë çështjen e zhdukjes së Parqeve dhe lulishteve që parashikon Plani i i ri Rregullues dhe në këtë kuadër ne kemi folur edhe për parkun e Liqenit Artificial, i cili po vazhdon të kafshohet edhe me këtë Plan të ri Rregullues. Vjet parkut të Pallatit të Brigadave iu shkatërrua gjithë rrethimi dhe u la në një gjendje që nuk ka më asnjë lloj rrethimit, u degradua totalisht. Me këtë hap të ri që po bëhet është hapi i radhës drejt kthimit të parkut të Pallatit të Brigadave në zonë ndërtimi për ata që po e bëjnë të gjithë këtë pazar”, thotë Lame.

Plani i ri Rregullues i Tiranes po tkurr siperfaqet e gjelberta dhe lulishtet ne kryeqytet, duke kercenuar tanime eshte siperfaqet e gjelberta te Parkut te Liqenit te Tiranes, te cilin para pak ditesh nje grup ambientalistesh kerkuan ta fusin ne zonat e mbrojtura. Nderkaq, duket se vete keshilltari i Presidentit, pritet te nxjerre jashte shtepise shefin e tij.

Top Channel