Aksident rrugor në Korçë, një i plagosur

07/02/2013 00:00

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e të enjtes në aksin rrugor Korçë-Maliq, në një aksident rrugor.

Një automjet ka përplasur një motor në kthesën pranë fshatit Lumalas dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel