Legalizimi i pallatave

06/02/2013 00:00

Të gjitha pallatet e ndërtuara në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji do të legalizohen. Këshilli i Ministrave nxorri këtë të mërkurë një akt normativ që udhëzon të gjithë Këshillat Bashkiakë të marrin përsipër dhe të ndjekin të gjitha procedurat për legalizimin e këtyre ndërtesave.

“Kompetencat e pushtetit vendor fuqizohen dhe do të kenë mundësi që ata të marrin përsipër të gjitha proceset e kolaudimeve, vlerësimeve dhe certifikimeve dhe qytetarët të bëhen pronarë sic janë të apartamenteve të tyre. Ky problem ekziston në Tiranë, ekziston në Vlorë, në të gjitha qytetet e mëdha. Ky akt pret nyjen gordiane, se nyjet kur nuk zgjidhen, priten. Ky është mësimi i historisë. Ne me këtë akt këtë bëjmë, presim këtë nyje që bllokonte këto shuma shumë-miliardëshe”, tha në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha.

Një tjetër vendim i qeverisë në mbledhjen e së mërkurës ishte edhe miratimi i listës së barnave të rimbursueshme, listë e cila përmban afro 420 barna.  

Top Channel