Fëmijët e emigrantëve, probleme me gjuhën shqipe

28/01/2013 00:00

Vetëm në shkollen 9-vjecare “Vasil Shanto” këtë vit janë regjistruar
rreth 30 fëmijë emigrantësh. Një pjesë e tyre kanë probleme me gjuhën,
por edhe me përshtatjen në shkollë dhe në shoqëri.

Mungesa e një vendi pune, kryesisht në Greqi ka bërë që shume familje të kthehen në Shqipëri pas 15 apo 20 vitesh.

Në Ministrinë e Arsimit deklarojne se mbi 1200 fëmijë kanë kërkuar mbështetjen e punonjëses sociale në shkollë. Gjuha shqipe mbetet nje nder problemet me te medha per ta.

“Numri i shtetasve të kthyer, që janë regjistruar në sistemin arsimor parauniversitar është 8373 dhe këtu futen në total ata që janë regjistruar për herë të parë dhe ata që kanë vijuar arsimin. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë lindur në Shqipëri. Ata kanë vështirësi edhe në komunikim dhe në përshtatje me komunitetin. Për vështirësitë e gjuhës kemi menduar që ata të kenë orë konsultimi shtesë, derisa të jenë në të njëjtin nivel me të tjerët”, thotë Ndriçim Mehmeti,Shef i Sektorit të Minitorimit të Cilësisë në Ministrinë e Arsimit.

Ministria e Arsimit ka vendosur qe keta femije te zhvillojne ore konsultimi shtesë, për të përmiresuar gjuhen shqipe.

Top Channel