Kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherazi edhe kryeministër, pritet të jetë i vetëm në garën për të marrë kreun e kësaj partie.

Kongresi Zgjedhor i PDK-së do të mbahet gjatë kësaj fundjave, por deri më tani askush nuk është paraqitur për të sfiduar Thaçin, i cili e drejton këtë parti që nga themelimi.

Ditë më parë, sekretari i PDK-së, njëherazi edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se i ka kërkuar kryetarit të partisë, që Kongresi Zgjedhor të shtyhet deri në lirimin e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzën për krime lufte.

Deri më tani, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur në organet e PDK-së, por për këtë çështje, koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se është e drejtë e Këshillit Drejtues të partisë, që të vendosë.

Krasniqi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nuk ka dashur të deklarohet për çështje të partisë, nisur nga pozita e tij si kryetar i legjislativit, kur është pyetur nëse do të marrë pjesë në Kongresin e partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA