LSI: Arsimim për punësim

24/01/2013 22:46

Lëvizja Rinore për Integrim prezantoi nismën e saj më të re “Praktikat e punës në shërbim të studentëve”.

Në tryezën e organizuar ishte i pranishëm kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili deklaroi se motoja e partisë së tij, për t’i dhënë një hov të ri sektorit të punësimit, është “Arsimim për punësim”.

“Duhet punuar në drejtim të legjislacionit, pra të mos mbetet diçka thjesht e bazuar në vullnetin e mirë të një forumi rinor apo një force të caktuar politike dhe, së dyti, natyrisht që kjo do të avancojë përmes shembujve konkretë.

Ju bëtë një pyetje, nëse kjo iniciativë është thjesht për të tërhequr vota, por kjo është një iniciativë e lirisë, sic kanë qenë edhe shumë të tjera. Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim, përderisa kjo përkon plotësisht me moton tonë “Arsimim për Punësim” dhe ne do të përpiqemi të japim shembullin tonë konkret”, tha Ilir Meta.

Top Channel