U nominua nga Trump si ambasador i SHBA në Shqipëri, DASH publikon profilin e Eric Wendt: Ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese
Autobus ne TiraneKomisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një
hetimi të thelluar për të shqyrtuar nëse ka ose jo, shenja të kufizimit
të konkurrencës në tregun e transportit qytetas në Tiranë, bën të ditur
Autoriteti në një deklaratë për shtyp.
Ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg ka filluar pas ankesave të disa operatorëve për shpërndarjen dhe tregtimin e biletave mujore (aboneve).
“Hetimi i thelluar do të përqendrohet në tregun e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (aboneve) të përgjithshme dhe studentit në shërbimin e transportit qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimit paraprak të zhvilluar në treg nga ana Autoritetit të Konkurrencës, janë vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës pasi Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (SHKTQ) ka refuzuar të shpërndajë kartonat shoqërues të aboneve sipas sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu ndërmarrjet anëtare të kësaj shoqate kanë refuzuar njohjen e aboneve pa këtë karton,” thuhet në njoftim.
Top Channel