Vetëvarja e 17-vjeçarit, familjarët akuzojnë policinë

21/01/2013 00:00

Më 9 janar një 17-vjeçar u vetëvar në fshatin Homesh të komunës
Shupenzë. Drilon Dema ishte shoqëruar disa herë nga policia sepse
dyshohej se kishte vjedhur disa pula te fqinjit te tij. 17 vjecari u
gjet i varur ne kete peme vetem 100 metra larg baneses.

Familjaret e 17-vjeçarit te tronditur nga ngjarja thone se gjithcka ndodhi per shkak se Driloni eshte keqtrajtuar gjate shoqerimit nga policia.

Vellai i viktimes thote se i ka kerkuar mjekut ligjor raportin per vdekjen e te vellait, por prej tij ka marre nje document pa firme dhe nje deshmi mohuese dhe pohuese per ngjarjen.

Ndersa personi qe eshte kujdesur per kufomon e 17-vjeçarit ne spital thote se ai vete ka verejtur demtime ne organet gjenitale.

Policia ne raportin e saj per kete ngjarje deklaroi se pas vetevrasjes viktima ne trup nuk kishte shenja te tjera dhune. E gjitha kjo ndodh ne nje zone si Bulqiza ku per dy pula te akuzuarit dhunohen ndersa per rastet e vdekjes se dhjetra minatoreve askush nuk eshte prekur me dore.

Top Channel