Tingujt e veçantë të muzikës së kompozitoreve të njohur Liszt dhe
Bethoven kane mbushur sallën ”Black Box” të Universitetit të Arteve në
kryeqytet, nën interpretimin e pianistit të talentuar Marin Gjollma.
Koncerti recital eshte zhvilluar ne kuader te aktiviteteve te Universitetit te Arteve, te cilat hapin edhe skenen koncertore te ketij viti.
Nder pjeset e perzgjedhura kane qene disa prej sonatave me te fuqishme e te njohura te kompozitoreve me fame boterore, te cilat perbejne edhe bazat e veprave me te mira pianistike.
Marin Gjollma ka lindur ne Tirane ne vitin 1981. Studimet per piano i ka nisur qe ne vegjeli dhe i ka perfunduar ne shkollen e larte shteterore te muzikes ne Karlsruhe te Gjermanise, ku ka marre edhe dy diploma master. Ka qene pjese e disa orkestrave brenda dhe jashte vendit si solist. Ka fituar disa cmime, nder te cilat Cmimin special “Lola Gjoka” ne vitin 2000, si dhe cmimin e pare ne konkursin per duo piano violine te “Freundeskreis” ne Gjermani.
Top Channel