Shtyhet procesi gjyqësor për ish-presidentin Meta, caktohet data për seancën e radhës
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka lënë në burg të riun Ismail
Xhindi, i cili ashtu si dhe e fejuara e tij akuzohet për vjedhje me
pasoja të rënda në bashkëpunim.
Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 22-vjeçarit Xhindi kanë dalë në dritë fakte të reja që vijnë si argumente kundërshtuese nga palët për të akuzuar dhe mbrojtur të riun, si dhe vajzën e arrestuar pas denoncimit të babait të saj, Shkëlqim Buziu.
Përmes avokatit mbrojtës, i akuzuari ka pretenduar se nuk ka qenë aspak në dijeni të vjedhjes dhe se Fatma e cila ka pranuar kryerjen e veprës penale i kishte thënë të fejuarit se paratë ia sillte halla e saj nga Zvicra, për ta ndihmuar në jetën e re që kishte nisur.
Mospërputhje ka në shumën e deklaruar si të vjedhur nga i ati i vajzës dhe ajo që vetë të rinjtë pranojnë se është marrë. Sipas mbrojtjes dhe familjarëve të Xhindit, babai i vajzes ka rritur shumen qe thuhet se eshte vjedhur. Gjykata pamvaresisht kerkeses se mbrojtjes la ne burg te ndaluarin.
Top Channel