Banorët e 11 fshatrave të Komunës Dhivër në Sarandë vuajnë mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Rrjeti i shpërndarë për këtë zonë është ndërtuar që prej vitit 1969 për të furnizuar me energji dy ish-kooperativat bujqësore dhe nuk është përmirësuar asnjëherë edhe pse kapaciteti aktual i nevojshëm është të paktën 20 herë më i lartë.

6700 banorë të fshatrave të kësaj komune, janë zona më problematike përsa i përket furnizimit me energji elektrike në Sarandë. Komuna e Dhivrit i është drejtuar me shkresa zyrtare dhe ankesa CEZ-it Shpërndarje dhe Ministrisë së Energjitikës, por nuk ka marrë përgjigje.

Banorët në Dhivër thonë se do të bllokojnë rrugën nacionale nëse nuk do të ndërhyhet për përmirësimin e situatës. Ata shlyejnë detyrimet në 92 përqind të rasteve, pavarësisht pretendimeve për mbifaturim të energjisë në mbi 400 raste.

Top Channel