Aktori Gerard Depardieu pritet të dalë përpara gjykatës franceze gjatë ditës së martë, i akuzuar se ka ngarë motorrin i dehur.
Ai u arrestua në nëntor, pas një aksidenti me “Scooter” në Paris, në të cilin ai kishte kaluar 3 herë limitin e lejuar të alkoolit.
Muajin e kaluar, Depardieu bëri të ditur vendimin e tij për t’u transferuar në Belgjikë, në mënyrë që të shmangte planin e qeverisë franceze për vendosjen e taksës 75% për të pasurit.
Ai u bë shtetas rus gjatë fundjavës së kaluar, teksa mori nga presidenti Putin pasaportën e shtetit të Rusisë.
Por, në prag të seancës gjyqësore, të paracaktuar kohë më parë, ai ishte në Zvicër, i pranishëm në ceremoninë e dhënies së cmimit “Topi i Artë”.
Depardieu ka pranuar fajësinë në lidhje me ngarjen e motorrit në gjendje të dehur, gjë që mund të ndëshkohet me një gjobë maksimale prej 4500 eurosh dhe burg deri në 2 vite, ashtu sikurse dhe 6 pikë ndëshkimi në patentë.
Më 29 nëntor, ai humbi kontrollin e “Scooter”-it të tij në Paris dhe u përplas. Testi kundër alkoolit tregoi se ai kishte një sasi alkooli në gjak prej 1,8 gram/litër, 3 herë më shumë nga kufiri ligjor në Francë, prej 0,5 g/litër.
Top Channel