David Bowie me album të ri
					 08/01/2013 00:00					
				
				
								
			Në ditën e 66-vjetorit të lindjes, David Bowie njofton përmes faqes së
tij zyrtare daljen e albumit të 24-t në karierën e tij 40-vjeçare. 
Bëhet fjalë për një album në studio, i pari me këngët e pa publikuara në albumin “Reality” të vitit 2003.
Disku, nga i cili deri tani është prezantuar vetëm kopertina dhe lista e këngëve, do të mbajë titullin “The Next Day” dhe do të përmbajë 17 këngë.
Albumi do të dalë më 11 mars, por promovimi i tij ka nisur tashmë me këngën “Where Are We Now”, një baladë melankolike që shoqërohet me një video të transmetuar në faqen zyrtare të artistit.
Top Channel