Berat, aksident rrugor, katër të lënduar

08/01/2013 00:00

Dalja e një mjeti nga rruga ka regjistruar katër persona të plagosur në
qytetin e Beratit. Aksidenti automobilistik u në aksin nacional Berat-
Lushnje, në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Një mjet tip Benz që udhëtonte nga Ura-Vajgurore drejt qytetit të Beratit doli nga rruga duke përfunduar në kanalin në ane të saj. Drejt vendit të aksidentit mbërritën ekspertë të njësisë rrugore, si dhe punonjës të Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit.

Nga mjeti me targa AA 097 EU, u nxorën katër personat e plagosur të cilët u transportuan drejt spitalit rajonal. Të katër personat mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Top Channel