Zhdukja e pikturave, shtyhet seanca

07/01/2013 00:00

Shtyhet seanca gjyqësore për skandalin e zhdukjes së pikturave të Galerisë së Arteve në Korcë, Sotiraq Xega operacion në zemër.

Mungesa e të pandehurit Sotiraq Xega për shkak të problemeve shëndetësore ka sjellë edhe shtyrjen e seancës gjyqësore në lidhje me skandalin e zhdukjes së pikturave nga fondi i galerisë së arteve figurative në Korcë . Për shkak se Xega ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër një ditë më parë, pamundësia që ai të paraqitej  në seancën gjyqësore ka sjellë edhe shtyrjen e kësaj të fundit.

Në këtë seance pritej të merreshin në pyetje disa  prej dëshmitarëve mes të cilëve piktori Sotiraq Kuqali , krijimet e të cilit janë pjesë e këtij fondi dhe Tatjana Caca, drejtoreshë e muzeut mesjetar në Korcë. Sipas të dhënave Xega ka paraqitur probleme kardiake në datën 3 janar dhe është nisur në drejtim të Tiranës, ku i është nënshtruar edhe operacionit.

Top Channel