Monica Spear,ish-miss Venezuela dhe aktore e njohur telenovelash është
qëlluar për vdekje së bashku me ish-bashkeshortin britanik, Thomas Berry
pasi makina e tyre pati probleme ne nje rruge prane Puerto Cabello-s.
29-vjeçarja, e kurorezuar mbreteshe bukurie ne 2004-n, besohet te kete mbetur viktime e nje perpjekjeje per grabitje ose nje tentive rrembimi ne ate qe sot konsiderohet si nje prej vendeve me te rrezikshem ne bote.
Ngjarja e rende ndodhi ne syte e vajzes 5-vjecare te ciftit, e cila mbeti e plagosur e aktualisht, po merr trajtim mjekesor ne spital. Duke pasur parasysh se episodi i dhunes kishte te bente me nje personazh te njohur, presidenti Nicolas Maduro beri nje deklarate mbi vrasjen ku thoshte se ajo pasqyron ngerce shume te medha te shoqerise.
“I percjell te gjithe artisteve te vendit dhimbjen dhe tronditjen qe ndiejme, bashke me trishtimin per humbjen e nje vajze te re kaq te guximshme. mizoria e agresoreve ka qene e madhe. jane afruar dhe kane ekzekutuar; dhuna sociale eshte nje e keqe e madhe qe kemi ne kete vend”, tha Maduro.
Pasi dorezoi kuroren e bukurise, Spear u kthye ne aktore telenovash dhe ne nje prezantuese te suksesshme televizive. Cifti ishte ndare ne 2013-ten, por dy ish bashkeshortet kishin ruajtur marredhenie te mira mes tyre. 29-vjecarja ndodhej ne Venezuele per pushime, nderkohe qe prej disa kohesh jetonte ne Miami, ku duhet te kthehej gjate fundjaves. Ne nje interviste te fundit, Spear shpjegonte se ishte zhvendosur ne Shtetet e Bashkuara pikerisht nga frika e kriminalitetit te larte ne vendin e saj.
Top Channel