Shakira: Pique pëlqen femrat si unë
07/01/2013 21:00
Shakira është pa dyshim një prej këngëtareve më sexy të planetit.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën “Glamour”, 36-vjeçarja pretendoi se linjat janë gjëja e fundit për të cilën përkujdeset në jetën e saj.
“Ndihem mirë, sepse Gerard pëlqen “mishin” dhe jo kockën”, tha gjatë intervistës kolumbiania, duke iu referuar babait të djalit të saj Milan.
“Ai nuk i ka qejf femrat e dobëta. Diçka e tillë më largon presionin, pasi kam shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar. Gjatë këtyre muajve nuk jam stërvitur fare pasi kam një album për të përfunduar dhe një fëmijë për t’u përkujdesur. Më pëlqen që nuk ndihem nën presion për këtë gjë”, deklaroi këngëtarja.
Top Channel