Patos, qyteti i “kryefamiljareve”

07/01/2013 18:45

Mbyllja e plotë e industrisë së naftës, ka përmbysur strukturat sociale dhe shoqërore në qytetin e vogël të Patosit, pranë Fierit.

Dikur, me burra të mirëpaguar dhe gra shtëpiake, sot qyteti jeton pothuajse eksluzivisht vetëm falë punës së grave, ndërsa meshkujt janë në shumicë dërmuese të papunë.

Biznesi më i madh i qytetit, një fason me 800 të punësuara, është kontribuesi kryesor në ekonomitë familjare të qyteti, duke shndërruar figurativisht gratë në “kryefamiljaret” e vërteta.

Në total, 350-360 bizneset e tjera të vogla të qytetit, i japin kryesisht punë vetëm grave.

Emisioni i “Pasdites”, në “Top-Channel”, vizitoi këtë qytet, për të ilustruar këtë femonem të rrallë që ndodh në Patos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA