Ndryshe nga eksperti i mbrojtjes, eksperti i pavarur i thirrur nga
Prokuroria Dritan Zoto mbajti qëndrim të kundërt për vrasjen me 21 janar
të demonstruesit Ziver Veizi.

Sipas përllogaritjeve shkencore te ekspertit Dritan Zoto, pamjeve filmike ku janë gjetur këto dy ashkla mikroskopike, Ziver Veizi nuk është vrarë nga një plumb rikoshet, por nga nga nje qitje e drejtperdrejte.

‘Dy ashklat e drurit nuk mund te transportohen nga predha,- tha eksperti Zoto,- e aq me teper qe keto dy ashkla nuk jane gjetur ne vrimen hyrese te shkaktuar nga plumbi dhe as ne vrimen dalese por disa centimetra me tej”.

Kjo ekspertize rrezon versionin e ekspertit Gani Jahelezi sipas te cilit viktima u qellua nga nje plumb rikoshet, i cili se pari kishte ndeshur ne nje peme e mandej duke marre dy ashkla milimetrike plumbi ka vijuar udhetimin drejt demonstruesit, duke e lene ate te vrare ne vend.

Megjithate per secilin nga versionet pritet qe ne seancen e ardhshme palet edhe prokuroria edhe avokatet mbrojtjes të kene pyetjet e tyre, pikepyetje qe ne fakt pritet te ngrihen edhe nga vete gjykata. Vetem pasi te perfundojne pyetjet ndaj te dy eksperteve do te kete nje qendrim te gjykates se cila prej ekspertizave do te pranohet per t’u depozituar ne fashikujt e gjykimit e deri atehere do te kemi dy versione per vrasjen e Ziver Veizit, per te cilin akuzohet efektivi i Gardes se Republikes Agim Llupo.

Top Channel