Përpunimi i drurit dhe i gurit tashmë po merr rëndësinë e duhur në zonën jugore të vendit. Rajonet ndërkufitare të Gjirokatrës dhe Janinës janë përfshirë në një projekt të përbashkët ku i kushtohet vëmendje këtyre dy profesioneve që janë themelore për këto qytete.

Ky projekt nga ana tjetër synon ruajtjen e trashëgimisë kultutore në fushën e artizanatit, çka u jep atyre më shumë vlerë në sytë e turistëve të huaj.

Drejtori i monumenteve të kulturës thotë se qyteti i gurtë, Gjirokastra, e ka ndjerë prej kohësh mungesën e restauruesve në përpunimin e drurit dhe gurit.

Ndërsa ministri i Punës, Spiro Ksera, theksoi financimin e kurseve profesionale në këtë fushë: “Duam që kjo praktikë të aplikohet edhe në Gjirokastër në mënyrë që të thithim sa më shumë turistë dhe të hapim vende të reja pune. Ky projekt është një prioritet i ministrisë që unë drejtoj nëpërmjet qendrave të formimit profesional

Pjesë e këtij projekti që do të nxisë profesionet e gdhëndjes se gurit dhe drurit pritet të jenë dhjetëra artizanë nga Gjirokastra për tu shtrirë më pas edhe në qytetin e Beratit si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.

Top Channel