Policia firmos kërkimin ndërkombëtar për Julian Çelën

05/01/2013 00:00

Zhdukja e djalit të zyrtarit të lartë të SHISH-it që vitin e shkuar vijon te mbetet e rrethuar me mister.

Një prej shokëve të 10-vjecarit pretendon se e ka parë i fundit Julian Çelën ne deren e nje pike interneti në Laprakë, prej nga ku femija u largua dhe për të cilin perveç lajmeve që po kthehen nëe legjenda urbane s’ka asnje gjurme.

Që nga data 30 nëntor e vitit të kaluar ende nuk dihet asgjë për fatin e 10-vjecarit Julian Çela.Pavarësisht pistave të shumta të ngritura nga Policia e Tiranës, zhdukja e fëmijës vijon të jetë e mbuyluar nga misteri. Fillimisht policia dyshoi për një largim me dëshirë të fëmijës nga banesa, ndërkohë që tani pas kërkimeve të shumta, publikimit të numrit të telefonit, por edhe apeleve të shumta nga familja, policia po bën tentativa për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Sektorit të Hetimit të Krimeve të Rënda.

Nga ana e saj zyrtare te Policise se Shtetit deklarojne per Top Channel deklarojnë se kanë firmosur shpalljen ne kerkim nderkombetar si i humbur per te miturin, kerkese kjo qe i eshte percjelle edhe prokurorise. Shoket e Julianit rrëfejnë se bashkëmoshatari i tyre shoqërohej shpesh me persona më të mëdhenj se ai.

Familja Çela ka zgjedhur të heshttë për humbjen e fëmijës. Derën e Skënder Çelës nëndrejtor i Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shteteror nuk e hap askush.

Aktualisht, policia deklaron se po ndjek te gjitha pistat e mundshme mes te cilave edhe nje largim me deshire i 10-vjecarit, pasi sipas informacioneve me te fundit te pakonfirmuara sidoqofte eshte dhene njoftimi se ai eshte pare ne tre vende te ndryshme. Nuk ka asnje konfirmim nese grupi i hetimit ka dyshime per nje rrembim te mundshem te femijes qofte per arsye perfitimi qofte edhe per shkak te detyres se rendesishme te babait te tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta