Lushnjë, përplasen me motor, vdesin dy të rinj

04/01/2013 00:00

Parakalimi i gabuar i ka kushtuar jetën dy të rinjve lushnjarë, pasi
motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shën e Premte, të Lushnjës. Policia lokale ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës, ndërsa viktimat janë identifikuar si Dritan Dervishi 23 vjeç dhe Bajram Balla 19 vjeç.

Dy të rinjtë janë përplasur me një mjet tip Ford, ndërsa policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i tyre. Ndërkaq, mësohet se është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit Kujtim Çekrezi, i cili ka dhënë sqarime për rrethanat e ngjarjes rrugore që i mori jetën dy të rinjve.

Top Channel