Emigrantët, bie fluksi në Durrës

04/01/2013 11:55

Mbarimi i ditëve të pushimit për festat e fundvitit ka regjistruar edhe nisjen e kthimit të emigranteve shqiptarë dhe kosovarë për në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Ndryshe nga herët e tjera, ky vit nuk ka regjistruar fluks të konsiderueshem udhëtarësh që levizin nga porti më i madh i vendit.

Ndonese policia kufitare në Durrës ka punuar me kapacitet te plotë për një përpunim sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve, numri i tyre nuk i ka kaluar 2000 persona në ditë.

Ne piken e kalimit kufitar te portit te Durresit raportohet se gjate tre diteve te para te janarit kane lene vendin nga kjo porte kufitare 4313 shqiptare dhe te huaj, si dhe 1037 automjete.

Vetem naten e kaluar kane dale nga vendi 1945 udhetare, pjesa me e madhe e te cileve emigrante shqiptare, ndersa te pakten 2 mije persona te tjere pritet te largohen nga vendi naten e sotme me tre tragetet e linjes Durres-Bari dhe tragetin e linjes se Ankones.

Agjencite e transportit detar bejne te ditur se kriza ekonomike, por edhe levizja e lire e shqiptareve ne vendet Schengen pergjate te gjithe vitit, si dhe shfrytezimi i transportit ajror qe ofron udhetim me te shpejte jane faktoret kryesore ne renien e fluksit te atyre qe kthehen per festat e fundvitit prane familjeve ne atdhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA