Mbetet në burg shoferi i komisarit

03/01/2013 00:00

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masen e arrestit ndaj shoferit të
kryekomisarit të  Shijakut Fatmir Hoxha, ndërsa ka lënë të lirë oficerin
e policisë Kastriot Gosturani.

Dy punonjësit e policisë së Shijakut kanë qenë bashkë me shefin e komisiariatit të ndjerin Adem Tahiraj më 13 shtator të vitit të kaluar, kur edhe u vra nga shtetasi Ilir Xhakja.

Gosturani dhe Hoxha janë nën hetim për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Durrësit mbas shpalljes së moskompetencave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Jashtë dyerve të Gjykatës së Apelit familjarët e Fatmir Hoxhës protestuan ndaj vendimit të dhënë duke e quajtur atë të padrejtë dhe të pabarabartë. Ndërsa prisnin lirimin e Hoxhës, familjarët të irrituar nga vendimi për lënien në qeli të njeriut të tyre thanë se një anëtar i Gjykatës së Apelit u kishte kërkuar paraprakisht një shumë të konsiderueshme eurosh për të liruar nga qelitë e paraburgimit Fatmir Hoxhën.

Top Channel