Një argjendari u grabit pasditen e së enjtes në qytetin e Fierit, me pasoje plagosjen e pronarit-shites.
Aktualisht, pronari i identifikuar si Vladimir Zotaj ndodhet në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shendetesore, pasi u godit me mjete te forta ne koke.
Burime policore deklaruan se dyshohet se grabitja u realizua prej tre personave, të cilët më pas u larguan me shpejtësi me një automjet.
Makina e përdorur për të realizuar vjedhjen është gjetur e djegur në afërsi të stacionit të trenit disa minuta pas ngjarjes, në atë që duket një përpjekje e autorëve të krimit për të humbur gjurmët e tyre.
Argjendaria e grabitur ndodhet vetëm 200 metra nga qendra e qytetit, në bulevardin kryesor. Aktualisht, nuk dihet ende sasia dhe kostoja financiare e bizhuterive të marra me vete prej hajdutëve.
Kjo është grabitja e dytë e rëndë në 24 orët e fundit, pasi më parë, një 41-vjeçar u ekzekutua në Komunën Kashar, pranë kryeqytetit, gjatë një tentative për t’i rrëmbyer portofolin.
Top Channel