
As atmosfera festive e natës së ndërrimit të viteve nuk ka sjellë
optimizëm tek qytetarët e Maqedonisë. Në vend të urimeve dhe dëshirave
për vitin e ardhshëm, qytetarët e intervistuar nga Top Channel, kanë
shprehur brengat e tyre për krizën ekonomike dhe atë politike në vend.
“Flas personalisht për vete dhe për atë se si flet opinioni i gjerë në Shkup, domethënë 2012 është kurorëzuar me varfëri për shqiptarët. Shpresojmë që viti 2013 të jetë më i suksesshëm edhe pse shpresat janë të zbehta për gjithë shqitparët që jetojnë në këto troje”, thotë një qytetar.
“Kriza e fundit politika ndikoi shumë keq. Nuk mendoj se do të bëhet më mirë”, thotë një qytetar tjetër.
Shumica e qyterëve natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në shtëpi. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që tryezat festive të jenë më të varfrave se vitet e kaluara.
Në qytetet më të mëdha të vendit janë organizuar koncerte për festën e Vitit të Ri. Këtë vit, për herë të parë, në koncertin tradicional që organizohet në sheshin e Shkupit ka performuar edhe një këngëtare shqiptare.
Ndërkohë, nëpër lokalet private organizimet për pritjen e Vitit të Ri, kanë qenë më të pakta në krahasim me vitet e kaluara.
Top Channel