Forumi i Gruas Socialiste, me iniciativën e kryetares së këtij forumi
Olta Xhaçka ka shpërndarë ndihma ushqimore për disa nga familjet që
ndodhen më në vështirësi ekonomike në Gërdec të Tiranës.

Anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste kanë vizituar fillimisht familjen e Zamira Durdës, e cila prej gati 5 vjetësh vazhdon të endet dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj 6-vjeçar, Edisonit.

Më tej gratë socialiste janë ndalur në familjen e Tushe Osmanit, 50-vjeçares që me vetëvrasjen e saj pak kohë më parë e çoi në 28 numrin e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë.

Anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste kanë vizituar edhe disa familje të tjera që përveçse kanë humbur të afërmit e tyre në shpërthimin e 15 marsit 2008 përjetojnë sot vështirësi të mëdha ekonomike.

Olta Xhaçka është shprehur se ndihmat e shpërndara për këto familje kanë synuar të lehtësojnë sa do pak gjendjen e tyre në prag të festës tradicionale të ndërrimit të viteve.

Top Channel