Kompania ALEAT nuk do të punojë në datën 31 Dhjetor

28/12/2012 00:00

Kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike nuk do të punojë ditën e fundit të këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar publikisht se kompania ALEAT, ditën e hënë më datë 31 dhjetor 2012, nuk do të kryejë asnjë procedurë për pajisjen e shtetasve me karta identiteti apo pasaporta biometrike, pasi do të kryejë inventarizimin vjetor.

Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me pasaporta biometrike dhe karta identiteti duhet të presin deri më datë 3 janar 2013, pas ditëve të festës së ndërrimit të viteve.

Top Channel