Mbi 2 mijë persona që kanë statusin e invalidit në Lushnje prej 4 muajsh nuk marrin pagesat e ndihmës. Ata kanë protestuar për shkak se nuk mund të blejnë as ilaçe, ushqime dhe s’mund të marrin disa shërbime shumë specifike.

Mbi 2 mijë invalidë të rrethit të Lushnjes po hyjnë në muajin e 4 pa marrë pensionin e invaliditetit. Ata po sorollaten nëpër zyrat e postës dhe institucioneve në Lushnje por pa marrë asnjë përgjigje deri sa janë detyruar të organizojne edhe një protestë para nënprefekturës së Lushnjes duke kërkuar zgjidhjen e problemit.

Mosmarrja e këtij pensioni shumë nga këta të sëmurë i ka lënë pa ilaçe duke rënduar dhe gjendjen fizike të tyre.

Askush nuk u jep përgjigje invalidëve se përse pagesat e tyre janë vonuar dhe kur do t’i marrin ato. Mosdhënia për disa muaj e pagesës së invalidëve po kthehet tashmë në një traditë çdo fundviti duke rënduar shumë situatën e tyre. Edhe në disa qytete të tjera është e njëjta situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA