Tamam në ditën e katërvjetorit, kur Elton Deliu u vra së bashku me nënën
e tij Flutura Deliun në shtëpi, Prokuroria ka derguar kerkesen ne
Gjykatë për sekuestro preventive ndaj pasurive qe jane nen emrin e te
ndjerit me vleren e 3 milione eurove.

Kjo kerkese e Prokurorise se kryeqytetit vjen ne funksion te hetimeve te njesise task-force ne adrese te rrethit familjar dhe shoqeror te te ndjerit. Prokuroria ka nen hetim per kete çeshtje dy shtetas qe administrojne troje, lokale, apartamente e llogari bankare te dyshuar se kane pastruar para.

Por ne menyre qe te parandaloje ndonje tjetersim te ketyre pasurive, deri sa te perfundojne hetimet prokuroreve u nevojitet nje vendim i tille nga gjyqesori. Edhe pse nga ekzekutimi mafioz i 32-vjeçarit Elton Deliu dhe te te emes hetuesit nuk kane ende ndonje emer te autoreve te dyshuar, prokuroria te pakten e ka hedhur e para hapin me kete kerkese, qe u jep pergjigje zerave te atehershem se nene e bir mund te ishin vrare per çeshtje droge.

Ndersa Prokuroria e Tiranës pohon jo zyrtarisht se i ndjeri ka qene nen hetim kur ishte i gjalle per çështje droge, Prokuroria e Pergjithshme pohon se nga nje material i policise se Tiranes eshte regjistruar procedimi per pastrim te produkteve te vepres penale. Zyra e Shtypit e Prokurorit te Pergjithshem deklaron se ne emer te Deliut dhe te te emes jane regjistruar pasuri qe nuk justifikohen dhe dyshohen si te prejardhura nga aktiviteti kriminal i te ndjerit. Ne emer te tij figurojne 10 mije metra katrore siperfaqe truall ne Tirane tre lokale, 3 apartamente, nje vile, kater automjete ku njeri prej tyre i blinduar. Keto pasuri administrohen nga dy shtetas me inicialet A.Musaraj dhe A.Sako.

Prokuroria deklaron se ne emer te se emes edhe kjo e ekzekutuar ne te njejten dite me te birin jane te regjistruara 12 mije metra katrore truall ne Durres, si dhe llogari ne dy banka nepermjet te cilave jane kryer transaksione ne vitin e fundit te jetes se saj ne vlerat 650 mije euro dhe 954 mije euro. Po keshtu ka pasuri, thekson Prokuroria, edhe ne adrese te shtetases Musaraj si toka, lokale apartamente dhe lokale.

Top Channel