Ndahen çmimet e gazetarisë

27/12/2012 22:40

Komuniteti i njerëzve të medias, me iniciativën e Unionit të Gazetarëve, ndau edhe sivjet çmimet për gazetarët më të mirë të vitit.

Çmimin si gazetarja më e mirë për 2012 e fitoi drejtoresha e gazetës “shqiptarja.com”, Anila Basha, për udhëtimin e saj në Afganistanin e përfshirë nga trazirat dhe lufta.

Ndërsa çmimi për barazinë gjinore iu dha publicistes Ina Kosturi.

Top Channel