Gjirokastër, arrestohen, grabisnin me armë refugjatët

27/12/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy hajdutë, të kthyer në
tmerrin e refugjatëve. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës
07:00 të mëngjesit të sotëm është bërë arrestimi në flagrancë i
shtetasve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, të dy nga 27 vjeç, të cilët
dyshohet se vidhnin me maska sapo kaloje në territorin grek.

Mësohet se ka qenë denoncimi i një 36-vjeçari nga Vlora dhe një 24-vjeçari nga Shkodra, që ka vënë në lëvizje blutë e Gjirokastrës. Dy “viktimat” e grabitësve kanë deklaruar se dy persona me maska u kishin marrë 1325 euro, një varëse floriri, një orë dore dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë dy të rinjtë janë futur në tokën greke nëpërmjet kufirit jeshil dhe duke përdorur armë zjarri automatike dhe maska të cilat i fshihnin në territorin e shtetit grek, u dilnin përpara shqiptarëve të cilët kalonin ilegalisht kufirin dhe u grabisnin paratë dhe sendet me vlerë. Policia thekson se arrestimi i dy të rinjve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, u bë në aksin rrugor Jergucat- Kakavijë, teksa ishin duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” me targa  AA 247 EJ, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel